Londra e vendosur për të ruajtur marrëveshjen bërthamore
Përfaqësuesja e Anglisë në OKB ka thënë se qëndrimi i qeverisë angleze është qëndrimi dhe ruajtja e marrëveshjes bërthamore e cila është e vlefshme për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore në botë.
Karen Pierce, në një konferencë për shtyp me rastin e nisjes së kryesisë së Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB, ka thënë se marrëveshja bërthamore duhet të vazhdojë. Ajo vuri në dukje se qeveria angleze është e angazhuar për të zbatuar zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.