Pence vlerëson kthimin e ushtarëve amerikanë nga Koreja e Veriut
Zv/presidenti amerikan Mike Pence ka vlerësuar kthimin e trupave të ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën e Dytë botërore dhe që kishin mbetur në Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut ka kthyer 55 arkivole, që besohet të përmbajnë mbetjet e trupave amerikane të vrarë gjatë Luftës së Koresë. Gjithsesi, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se arkivolet kanë vetëm një shënim ushtarak dhe se duhet t’u nënshtrohen analizave. Një ekspert i mjekësisë ligjore tha se analizat fillestare treguan se mbetjet kishte të ngjarë të ishin të trupave amerikane, të vrarë në luftë. Aktualisht 55 arkivolet me trupat e supozuar të ushtarëve amerikanë janë dërguar nga Koreja e Jugut për në Hawaii, ku pritet të bëhet edhe një ekzaminim më i gjerë. Koreja e Veriut më parë i ka kthyer mbetjet e supozuara të ushtarëve të huaj që rezultuan të keq identifikuara. Në vitin 2011, Peniani ktheu mbrapsht eshtrat e një piloti luftarak britanik, por analizat treguan se bëhej fjalë për mbetjet e një qeni. Pikërisht për këtë arsye, autoritetet amerikane mbeten dyshues, deri në momentin që të ekzaminohen plotësisht të gjitha mbetjet në arkivole.