Përpjekja evropiane për të mbështetur marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79989-përpjekja_evropiane_për_të_mbështetur_marrëveshjen_bërthamore
Ekziston konsensus botëror mbi nevojën e koordinimit për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2018 07:12 Europe/Tirane
  • Përpjekja evropiane për të mbështetur marrëveshjen bërthamore

Ekziston konsensus botëror mbi nevojën e koordinimit për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif. Shefi i diplomacisë irakiane gjatë kthimit nga Singapori ku mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të ASEAN përmendi takimin e tij me Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE dhe tha: Në këtë takim janë diskutuar me përpikmëri veprimet e ndërmarra nga BE dhe palët e tjera për të garantuar shfrytëzimin e interesave ekonomike të popullit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhevad Zarif dhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini u takuan në Singapor, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Unionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Zarif dhe Mogherini diskutuan mbi zhvillimet e fundit dhe veprimet e ndërmarra nga BE-së pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore. Presidenti amerikan, Donald Trump më 8 Maj me akuzat e përsëritura e të pabazuara kundër Iranit, njoftoi se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe do të kthejë sanksionet bërthamore brenda tre deri gjashtë muajt e ardhshëm. Ministri i jashtëm i Iranit, në margjinat e takimit të 51 të ministrave të jashtëm të ASEAN, ka zhvilluar takime me ministrat e jashtëm të Kinës, Australisë, Zelandës së Re, Indonezisë, Filipineve, Norvegjisë, Malajzisë, Japonisë, Vietnamit, kryeministrin, presidentin dhe ministrin e jashtëm të Singaporit si dhe me sekretarin e përgjithshëm të ASEAN. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Më herët ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter, përmendi sjelljen e Donald Trump presidentit të Amerikës dhe deklaratën e tij për takim me autoritetet iraniane. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se kërcënimi, sanksionet dhe propaganda nuk funksionojnë dhe Amerika duhet ta konsiderojë veten e saj përgjegjëse dhe fajtore për daljen nga marrëveshja bërthamore dhe ndërprerjen e tryezës së bisedimeve. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka këshilluar amerikanët që të respektojnë iranianët dhe akordet ndërkombëtare. Trump pretendoi se është gati të futet në bisedime me funksionarët iranianë pa parakushte. Mashtrimet e presidentit amerikan për gjoja gatishmërinë e bisedimeve me Republikës Islamike të Iranit bëhen në kohën kur ai më 8 Maj duke përsëritur akuzat boshe kundër Iranit, shpalli daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe premtoi rikthimin e sanksioneve. Ky veprim i Donald Trump është kundërshtuar gjerësisht nga faktori i brendshëm dhe i huaj.