Kina vendos tarifa të reja doganore kundër Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79990-kina_vendos_tarifa_të_reja_doganore_kundër_amerikës
Kina ka shtuar me 25% tarifat doganore kundër mallrave amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2018 07:12 Europe/Tirane
  • Kina vendos tarifa të reja doganore kundër Amerikës

Kina ka shtuar me 25% tarifat doganore kundër mallrave amerikane.

Kjo masë është kundërpërgjigje ndaj tarifave të reja doganore të vendosura nga qeveria e Uashingtonit ndaj mallrave kineze. Administrata Trump po përgatit një listë tjetër tarifash mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, duke rritur luftën tregtare të SHBA-Kinës. Përfaqësuesi i Tregtisë, Robert Lighthizer të martën publikoi një listë të mijëra mallrave shtesë që mund të përballen me tarifat 10%. Lista përfshin fruta dhe perime, çanta, frigoriferë, xhaketa e doreza. Masa vjen pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifat 25% për mallrat kineze me vlerë 34 miliardë dollarë të premten e kaluar.  Pekini iu përgjigj menjëherë duke rritur tarifat për mallrat e SHBA me vlerë 34 miliardë dollarë.  Vendosja e tarifave të SHBA vjen pas kërcënimit të Donald Trump muajin e kaluar. Ai kërkoi që të indentifikoheshin mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë për t’iu vendosur tarifa nëse Pekini do vendoste të hakmerrej ndaj tarifave të SHBA që kanë për qëllim ndëshkimin e vendit për vjedhje të pronës intelektuale.