Gjermania pengon transferimin e parave në Iran
Gjermania si një prej vendeve anëtare të BE në marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe që pretendon për ruajtën e kësaj marrëveshjeje, në testin e parë për të treguar vullnetin e saj të mirë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore ka dështuar pasi ashtu siç thonë mediat, ajo do të pengojë transfertat e parave dhe kapitaleve të Iranit.
Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Evropianet kanë premtuar se do të futen në bisedime me këtë vend. Bisedimet vazhdojnë prej muajsh që nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Gjatë kësaj kohe kompanitë evropiane njëra pas tjetrës janë larguar nga tregu iranian. Evropianët kanë nxjerrë një pretekst të qartë duke thënë se Kompanitë dhe Bankat nuk kanë lidhje me qeverinë dhe vendimin për to e marrin investitorët dhe aksionarët si dhe prania e vendeve të huaja që është e pavarur. Megjithatë këto negociata janë një farë testimi për të provuar vullnetin e mirë të Evropës në përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Ky testim varet direkt nga vullnet i Evropës dhe në këtë mes nuk mund të nxirren pretekste të tilla si Duam por Nuk mundemi. Më herët një prej gazetave gjermane shkruan se për shkak të sanksioneve amerikane, Deutsche Bank ka nxjerrë vendim për ndalimin e transfertave bankare me Iranin. Banka Qendrore e Gjermanisë ditën e mërkurë ka nxjerrë planin e politikave të reja monetare t saj që ndalon transferimin e rreth 400 milion dollarëve në Iran. Sipas gazetës Bildt, banka qendrore ka zgjeruar kushtet e tregtisë së saj dhe në të përfshihen edhe transfertat në formë kesh. Në këtë mënyrë transfertat për partnerët e kësaj banke shpallen të ndaluara. Deutsche Bank është anëtare e Bankës Qendrore të Evropës dhe për shkak se Gjermania është motori kryesor ekonomik i Evropës ajo ka ndikim të gjerë në Bashkimin Evropian. Muajin e kaluar gazeta Bildt ka pretenduar se qeveria e Iranit po bën përpjekje që të tërheqë shumën 400 milion dollarë nëpërmjet bankës tregtare Iran-Evropë me qendër në Hamburg. Irani për të anashkaluar sanksionet amerikane synonte që tërheqjen ta bënte në formën kesh. Edhe pse qeveria gjermane deri tani nuk është prononcuar për transferimin e kësaj shume, mirëpo gazeta Jerusalem Post pretendon se kancelarja Angela Merkel dëshiron të lejojë Iranin që duke shfrytëzuar bankën tregtare Iran-Evropë (EIH) të transferojë shumën 400 milion dollarë. Tani kur ka kaluar pothuajse një muaj nga publikimi mediatik i lajmit për transferimin e shumës 400 milion dollarë pjesë e kapitalit të Iranit në Gjermani, Berlini ndodhet në udhëkryq mes zbatimit të angazhimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore apo ndjekjes së politikave të Uashingtonit. Mesa duket Gjermania ka zgjedhur rrugën e dytë dhe synon të pengojë transferimin e parave në Iran. Ashtu siç thotë gazeta Wall Street Journal, Richard Granel ambasador i Amerikës në Gjermani ka luajtur rol efikas dhe tashmë guvernatori i Bankës Qendrore të Gjermanisë i cili zgjidhet nga autoritetet shtetërore, me pretekstin e parandalimit të shqetësimeve mbi pastrimin e parave, synon të ndalojë transferimin e parave të Iranit. Edhe pse sistemi bankar i Gjermanisë thotë se akoma është duke shqyrtuar çështjen e transferimit të kësaj shume dhe qeveria gjermane deri tani nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar për këtë çështje, faktet dhe dëshmitë tregojnë se evropianët kanë dështuar në testin e tyre të parë për të treguar vullnetin e mirë në përpjekjet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.