Mediat kineze: Irani paralajmëron Amerikën
Mediat kineze duke iu referuar fjalimit të presidentit të RII në mbrëmjen e së hënës, kanë shkruar se Ruhani ka paralajmëruar fuqishëm SHBA se sanksionet kundër Iranit do t'a bëjnë Uashingtonin të pendohet dhe nuk do të ketë asnjë përfitim për këtë vend.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, agjencia kineze e lajmeve Shinhua, ka shkruar: Ruhani në një fjalim i cili ka pasur shumë reflektim në mbarë botën, ka thënë se populli iranian përmes unitetit dhe solidaritetit, nuk do të lejojë që SHBA të arrijnë qëllimin e vetë. Sipas kësaj agjencie, Ruhani ka paralajmëruar Amerikën se populli iranian nuk do të dorëzohet asnjëherë përballë presioneve të tilla. Radioja ndërkombëtare kineze gjithashtu në një raport të saj ka thënë: Nga pikëpamja e popullit iranian dhe të Hasan Ruhani, presidentit të RII, qeveria e SHBA nga dalja nga marrëveshja bërthamore "nuk do të jetë e besueshme për negociata" dhe Teherani nuk është i gatshëm të negociojë me Uashingtonin.