Brukseli paralajmëron kompanitë që ndjekin sanksionet amerikane
Brukseli ka paralajmërua se ato kompani evropiane të cilat do të ndjekin sanksionet amerikane duke ndërprerë marrëdhëniet ekonomike me Iranin, do të përballen me sanksionet e BE.
Natalie Toci, një prej këshilltareve të Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE ditën e hënë në një intervistë për radion BBC 4, ka thënë: Nëse kompanitë evropiane nga frika e ndëshkimit të tyre nga sanksionet amerikane, ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin, ato do të sanksionohen. Ajo shtoi se një veprim i tillë është dërgim i një mesazhi diplomatik për Teheranin se Evropa është e angazhuar të zbatojë seriozisht marrëveshjen bërthamore. Presidenti amerikan më 6 gusht firmosi dekretin për vendosjen e sanksioneve të jashtëligjshme kundër Iranit që prekin sektorin e automjeteve dhe të floririt. Më herët Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm.