Kina paralajmëron SHBA për rritjen e çmimeve të energjisë në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80173-kina_paralajmëron_shba_për_rritjen_e_çmimeve_të_energjisë_në_botë
Radioja ndërkombëtare kineze ka paralajmëruar Amerikën për vendosjen e sanksioneve të naftës kundër Iranit, duke thënë se një gjë e tillë rrit çmimet e energjisë në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 10, 2018 10:41 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron SHBA për rritjen e çmimeve të energjisë në botë

Radioja ndërkombëtare kineze ka paralajmëruar Amerikën për vendosjen e sanksioneve të naftës kundër Iranit, duke thënë se një gjë e tillë rrit çmimet e energjisë në botë.

Kërcënimi i sanksioneve ndaj blerësve të naftës së Iranit nga Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe kthimi i sanksioneve të njëanshme të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do të rrisë ndjeshëm çmimet e naftës. Me Kinën, Indinë dhe Turqinë tashmë në bord për të vazhduar importet iraniane të naftës, Japonia gjithashtu njoftoi se po shqyrton vazhdimin e blerjes së naftës bruto iraniane, pas paralajmërimeve se sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara mbi Teheranin mund të çojnë çmimet e naftës mbi 90 dollarë për fuçi. Përveç katër importuesve kryesorë, edhe Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk do të zbatojë sanksionet e SHBA të cilat do të vendosen në sektorin e naftës dhe të sektorit bankar të Iranit më 4 nëntor.