Bisedë telefonike e Makron dhe Trump mbi iranian
Presidenti i Francës dhe ai i Ameirkës zhvilluan një bisedë telefonike ku trajtuan çështje të ndryshme si tregtia, Irani dhe Lindja e Mesme.
Pas bisedës me presidentin Francës Emanuel Makron, presidenti i Amerikës Donald Trump në një mesazh në Twitter pa përmendur çështjen e Iranit, tha se me presidentin francez ka biseduar mbi tregtinë dhe sigurinë. Mirëpo shtëpia e bardhë në një deklaratë të saj njoftoi se krerët e dy shteteve diskutuan për çështje të ndryshme si gjendja në Iran dhe në Lindjen e Mesme. Ndërsa presidenca franceze ka njoftuar se në këtë bisedë telefonike është diskutuar mbi iranian, zhvillimet në Izrael dhe në Palestinë. Donald Trump dhe Emanuel Makron kanë mosmarrëveshje për shkak të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Pas kërcënimeve të Trump, kompanitë franceze si Total, Peugeot dhe Renault kanë ndërprerë investimet e tyre në Iran. Franca kundërshton Amerikën edhe për vendimin e transferimit të ambasadës amerikane në Kods.