Gazetat amerikane të përballen me presidentin amerikan!
Një nga aktivistet e mediave në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se është e nevojshme përgjigja e koordinuar e gazetave amerikane ndaj sulmeve të shpeshta nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, duke ju referuar fjalëve që Presidenti i SHBA Donald Trump ka përdorur gjithmonë kundër gazetarëve, Marjorie Pritchard, zv/drejtoresh e gazetës 'Boston Globe', ka thënë se mediat nuk janë armik i popullit. 'Boston Globe', gjithashtu u bëri thirrje kryeredaktorëve të gazetave në të gjithë Shtetet e Bashkuara për t'u përgjigjur më 16 gusht 2018, duke botuar editoriale në lidhje me atë që quhet "luftë e pista ndaj mediave të lira". 70 gazeta dhe revista kanë premtuar të botojnë një editorial të tillë, tha Pritchard. Media kryesore si Houston Chronicle, Minneapolis Star Tribune, Miami Herald dhe Denver Post do të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje. Trump përdorë termin "lajme të rreme" për të përshkruar median. Presidenti i Shteteve të Bashkuara gjithashtu ka kundërshtuar vazhdimisht kanalin televiziv CNN.