Gjermania nuk ndjek Amerikën sa i përket marrëdhënieve ekonomike me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80230-gjermania_nuk_ndjek_amerikën_sa_i_përket_marrëdhënieve_ekonomike_me_iranin
Ministri gjerman i ekonomisë në një intervistë televizive, duke kritikuar politikat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, theksoi se Berlini nuk do të ndjek Uashingtonin në marrëdhëniet e tij ekonomike me Teheranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 12, 2018 08:27 Europe/Tirane
  • Gjermania nuk ndjek Amerikën sa i përket marrëdhënieve ekonomike me Iranin

Ministri gjerman i ekonomisë në një intervistë televizive, duke kritikuar politikat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, theksoi se Berlini nuk do të ndjek Uashingtonin në marrëdhëniet e tij ekonomike me Teheranin.

Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmayer, duke kritikuar politikën ekonomike të SHBA, tha se qasja e ndjekur nga presidenti amerikan për marrëdhëniet ekonomike nuk do të ketë rezultat. Ai ka shtuar: "Rritja dhe zhvillimi ekonomik kërkojnë partneritet tregtar me tarifa minimale". Fakti që Uashingtoni nuk është duke praktikuar taksat doganore në mënyrë jokonvencionale nuk është aspak i arsyeshëm dhe logjik. Ministri gjerman i ekonomisë kritikoi rifillimin e sanksioneve të Uashingtonit kundër Teheranit, duke thënë: "Duhet të pranoj se qeveria gjermane është në favor të bashkëpunimit tregtar me Iranin dhe nuk e konsideron veten të detyruar të marrë leje nga Uashingtoni për t'a bërë një gjë të tillë.