Melanie pret momentin më të përshtatshëm për t'u ndarë nga Trump
Ish-punonjësja e Shtëpisë së Bardhë në librin e saj të ri zbulon se Melanie Trump po pret fundin e presidencës së burrit të saj, në mënyrë që të ndahet menjëherë nga ai.
Umarosa Manigo Newman, ish ndihmëse e presidentit amerikan, Donald Trump, zbuloi në librin e saj të ri me titull "Psikologjia: Një rrëfim për Shtëpinë e Bardhë të Trump", se zonja Melanie Trump është duke pritur me padurim fundin e presidencës së burrit të saj dhe të ndahet menjëherë nga ai. Në librin e saj, Umarosa ka ngritur akuza kundër mashtrimeve - duke përfshirë deklaratat raciste si dhe çrregullimet psikologjike. Kjo nuk është hera e parë që publikohet mundësia e ndarjes së Melanie nga Donald Trump pas përfundimit të presidencës së tij. Në librin e tij "Zjarri dhe Rënia: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump", Michael Wolf zbulon mosmarrëveshjet midis presidentit dhe zonjës së parë të SHBA.