Ish sekretari amerikan i mbrojtjes kritikon Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80357-ish_sekretari_amerikan_i_mbrojtjes_kritikon_donald_trump
Ish sekretari amerikan i mbrojtjes ka kritikuar presidentin amerikan dhe vendimin e tij për të dalë nga marrëveshja bërthamore.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Gusht 17, 2018 03:42 Europe/Tirane
  • Ish sekretari amerikan i mbrojtjes kritikon Donald Trump

Ish sekretari amerikan i mbrojtjes ka kritikuar presidentin amerikan dhe vendimin e tij për të dalë nga marrëveshja bërthamore.

William Perry, në një mesazh të tij në Twitter ka thënë se vendimi i Donald Turmp për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, është një gabim historik, që është në dëm të Amerikës. Ndërsa, Wendy Sherman ish diplomate amerikane dhe kryenegociatore e Amerikës në negociatat bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1, gjithashtu e ka quajtur gabim të madh dhe historik vendimin e presidentit Trump për daljen nga marrëveshja bërthamore. Vendimi i presidentit amerikan për daljen nga marrëveshja bërthamore është dënuar botërisht mes tyre edhe nga Britania e Madhe, Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina të cilët kanë theksuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.