Sulm ndaj ambasadës austriake në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80372-sulm_ndaj_ambasadës_austriake_në_greqi
Një grup prej 10 persona, pjesë e anarkistëve “Rouvikonas” pushtuan ambientet e brendshme të ambasadës së Austrisë në Greqi. Nuk dihet se si ata shmangën forcat e policisë, duke hyrë në godinën e ambasadës, që ndodhet në një prej zonave më të mbrojtura të Athinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 17, 2018 16:18 Europe/Tirane
  • Sulm ndaj ambasadës austriake në Greqi

Një grup prej 10 persona, pjesë e anarkistëve “Rouvikonas” pushtuan ambientet e brendshme të ambasadës së Austrisë në Greqi. Nuk dihet se si ata shmangën forcat e policisë, duke hyrë në godinën e ambasadës, që ndodhet në një prej zonave më të mbrojtura të Athinës.

Grupi anarkist ka pranuar vet sulmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Ata shpjegojnë arsyet përse u ndërmorr një veprim i tillë. Sipas tyre, shkak është bërë politika e ndjekur ndaj emigrantëve nga Austria. “Një popull që harron historinë e vet, është i destinuar për ta përsëritur atë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e grupit anarkist, duke thënë se Austria ka qenë historikisht protagoniste në luftëra, në atë kohë njihej si Austro-Hungaria.