Takimi i ministrave të mbrojtjes të Rusisë dhe Turqisë në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80376-takimi_i_ministrave_të_mbrojtjes_të_rusisë_dhe_turqisë_në_moskë
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shojgu dhe ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar u takuan të premten në Moskë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 17, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të mbrojtjes të Rusisë dhe Turqisë në Moskë

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shojgu dhe ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar u takuan të premten në Moskë.

Ata diskutuan mbi çështjet rajonale, situatën në Siri dhe bashkëpunimin dypalësh, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë, njofton agjencia e lajmeve IRNA. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, të dy palët diskutuan problemet humanitare në Siri, duke përfshirë kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Rusia ka bashkëpunim të ngushtë me Turqinë në çështjen siriane, që po zhvillohet në kuadër të angazhimit trepalësh të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për të zgjidhur krizën siriane brenda kuadrit të bisedimeve.