Izraeli i shqetësuar nga mbështetja e Gutters për Palestinën
Danu Danon përfaqësuesi i regjimit sionist në OKB ka shprehur shqetësime nga propozimi katër pikësh i sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Gutters në mbështetje të Palestinës.
Sipas një njoftimi të Palestine Today, përfaqësuesi i regjimit sionist në OKB ka kundërshtuar propozimin katër pikësh të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate Antonio Gutters në mbështetje të popullit palestinez. Danun ka thënë: Propozimet e paraqitura në këtë raport inkurajojnë palestinezët që të vazhdojnë kundërshtimet e tyre ndaj Izraelit. Sekretari i përgjithshëm i OKB ditën e shtunë ka dhënë një propozim me 4 pika me qëllim mbështetjen e palestinezëve. Propozimi përfshin dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët, dërgimin e inspektorëve të OKB për të drejtat e njeriut, dërgimin e inspektorëve civilë dhe vendosjen e forcave policore apo të forcave ushtarake me lejen e OKB.