Evropianët mbështetës të Turqisë kundër Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80434-evropianët_mbështetës_të_turqisë_kundër_amerikës
Tensionet në rritje të Amerikës dhe Turqisë, që konsideroheshin partner të afërt me njëri-tjetrin, kanë ngjallur shqetësime mbi pasojat e mundshme. Donald Trump presidenti amerikan me një sjellje mërie po përdor metodën e forcës në të gjitha fushat dhe për të jo vetëm rivalët dhe armiqtë por edhe aleatët dhe partnerët më të afërt të Uashingtonit janë bërë objekt I presioneve për t’iu bindur Uashingtonit pa asnjë kundërshtim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 20, 2018 06:32 Europe/Tirane
  • Evropianët mbështetës të Turqisë kundër Amerikës

Tensionet në rritje të Amerikës dhe Turqisë, që konsideroheshin partner të afërt me njëri-tjetrin, kanë ngjallur shqetësime mbi pasojat e mundshme. Donald Trump presidenti amerikan me një sjellje mërie po përdor metodën e forcës në të gjitha fushat dhe për të jo vetëm rivalët dhe armiqtë por edhe aleatët dhe partnerët më të afërt të Uashingtonit janë bërë objekt I presioneve për t’iu bindur Uashingtonit pa asnjë kundërshtim.

Kësaj here Uashingtoni ka parashtruar disa kërkesa të tepruara ndaj Turqisë dhe kjo e ka vendosur Amerikën t’i kundërvihet Turqisë. Amerika duke vendosur sanksione, duke shtuar tarifat doganore dhe duke hequr mundësitë e biznesit, është  bërë shkak për uljen e vlerës së lirës turke me qëllim që të detyrojë presidentin turk Rexhep Taip Erdogan që të pranojë kërkesat e Uashingtonit. Mirëpo nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve ka deklaruar se, “Nuk jemi përkulur dhe nuk do të përkulemi para atyre që ndërtojnë mirëqenien e tyre duke shfrytëzuar botën. Presidenti Erdogan, njëherësh kryetar i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), duke folur në Kongresin e 6-të të zakonshëm të partisë së tij, që po mbahet në Ankara, ka theksuar se disa e kërcënojnë Turqinë me ekonomi, sanksione, kursin e këmbimit, normën e interesit e inflacionin, por ka shtuar se “ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë”. “Nuk njohim asnjë forcë njerëzore që të qëndrojë përballë këtij populli, i cili është edhe guximtar edhe i mençur”, tha ai, duke porositur që askush të mos përpiqet të luajë me këtë popull, sepse është një popull që ecën drejt objektivave të saj me shprehjen ‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’. "Ne nuk u jemi dorëzuar dhe nuk do t'u dorëzohemi atyre që në pamje duken si partnerë strategjik, por me çdo hap që hedhin përpiqen të na bëjnë objektiva strategjike", shtoi ai. “Edhe njëherë theksojmë fuqishëm se nuk do t‘ia arrini, nuk do të mund të ndani popullin tonë, nuk do të mundet të bëni që ezanet tona të heshtin, nuk do të mund të ulni flamurin tonë, nuk do të mund të rrëzoni shtetin tonë. Nuk do të mund ta ndalni ngritjen e Turqisë dhe nuk do të mund të na pengoni që ne të arrijmë objektivat tona. Sepse ne jemi Turqia, sepse ne jemi populli turk, sepse ne jemi myslimanë, ne jemi zëri i përbashkët dhe ndërgjegjja e njerëzisë”, tha Erdogan. Ndër të tjera duke përmendur operacionet kundër terrorizmit të ndërmarra nga Turqia, presidenti turk theksoi se Turqia do të vazhdojë me zgjerimin e operacioneve që kanë ndërmarrë me besimin se siguria kufitare e Turqisë fillon nga përtej kufijve. “Pavarësisht çdo gjëje ne jemi të vendosur t'i eliminojmë në burim kërcënimet nga Siria dhe Iraku që kanë drejtim vendin tonë”, u shpreh ai. Në këtë situatë edhe aleatët më të ngushtë të Uashingtonit si evropianët, në vend që të mbështesin qëndrimet e presidentit Trump kundrejt Ankarasë kanë nisur të mbështesin Turqinë dhe kanë kërkuar forcimin e gjendjes financiare dhe ekonomike të Turqisë për të tejkaluar situatën e krijuar në vend. Gjermania dhe Franca si vendet më të rëndësishme evropiane kohët e fundit kanë mbajtur qëndrime të përbashkët. Andrea Nahles kreu i socialdemokratëve në Gjermani ka thënë: Nëse kriza e valutës në Turqi thellohet, gjermania duhet të mbështesë këtë vend pasi Gjermania nuk duhet të qëndrojë indiferente ndaj krizës valutore të një vendi që është anëtar i NATO-s. ndërsa ministri i financave i Gjermanisë në një bisedë telefonike me homologun e tij turk shprehu interesimin e Berlinit për një Turqi të qëndrueshme, Emanuel Makron president i Francës ditën e enjte ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep taip Erdogan ku theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.