Raad Husein paralajmëron mbi rrezikun e shpërbërjes së OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80458-raad_husein_paralajmëron_mbi_rrezikun_e_shpërbërjes_së_okb
Kryetari i këshillit për të drejtat e njeriut pranë OKB pasi vuri në dukje se 5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB kanë kompetenca të gjera në këtë organizatë, tha se kjo mungesë balance duhet ndryshuar me qëllim që të parandalohet shpërbërja dhe fundi i kësaj organizate botërore, që me padyshim do të ketë pasoja të rënda për shoqërinë botërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2018 04:29 Europe/Tirane
  • Raad Husein paralajmëron mbi rrezikun e shpërbërjes së OKB

Kryetari i këshillit për të drejtat e njeriut pranë OKB pasi vuri në dukje se 5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB kanë kompetenca të gjera në këtë organizatë, tha se kjo mungesë balance duhet ndryshuar me qëllim që të parandalohet shpërbërja dhe fundi i kësaj organizate botërore, që me padyshim do të ketë pasoja të rënda për shoqërinë botërore.

Zejd Raad Husein, kreu i këshillit për të drejtat e njeriut në OKB thotë se në mesin e anëtarëve të OKB ka lindur ndjenja se sundimi i Anglisë, Kinës, Francës, Rusisë dhe Amerikës është në rritje e sipër. Ai përmendi kompetencat e këtyre vendeve për të vendosur veton mbi vendimet dhe rezolutat e ndryshme, si p.sh. rreth rezolutave ndaj luftës në Siri apo ndaj sjelljes së forcave të regjimit sionist kundër palestinezëve. Raad Husein tha: Në kohën kur ata bashkëpunojnë, punët ecin dhe në kohën kur nuk ka bashkëpunim çdo gjë ngec dhe për këtë OKB lihet mënjanë në përpjekjet për zgjidhjen e këtyre konflikteve të tmerrshme. Kjo situatë duhet ndryshuar sepse në fund të fundit ajo përfundon me shkatërrimin e OKB që me padyshim ka pasoja të rënda për Bashkësinë Ndërkombëtare. Raad Husein, në konferencën e tij për gazetarët në Gjenevë tha: Mesa duket 5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB me preferencat e tyre dhe me të drejtën e vetos kanë krijuar një situatën paralizuese. Në këtë mes Anglia dhe Franca më pak dhe Amerika, Rusia dhe kina më shumë kanë përdorur të drejtën e vetos. Princi jordanez Raad Husein shumë shpejt d.m.th. më 31 gusht do të dorëzojë postin e tij të kryetarit të këshillit për të drejtat e njeriut në OKB. Antonio Gutters, sekretari i përgjithshëm i OKB, në  vend të tij ka zgjedhur znj. Michel Bachela ish presidente e Kilit. Raad Husein mban postin e kryetarit të këshillit për të drejtat e njeriut në OKB që prej vitit 2014. Ai është vlerësuar nga organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut mirëpo shumë qeveri të fuqishme janë të pakënaqur nga puna e tij. Zejd Raad Husein herë pas here ka kritikuar sjelljen e presidentit amerikan Donald Trump kundrejt medias dhe gazetarëve dhe ka shprehur shqetësimin për fundin e rrugës së kreut të Amerikës dhe politikave disa prej liderëve popullsitë të Evropës. Sa i përket kësaj Raad Husein ka thënë: Ne nuk miqësohemi me qeveritë por kur ndjejmë se ka lindur nevoja për bisedime, futemi në bisedime.