Një sulmues me thikë vret dy persona afër Parisit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80509-një_sulmues_me_thikë_vret_dy_persona_afër_parisit
Policia franceze ka thënë se një burrë me thikë ka vrarë dy persona afër Parisit dhe ka plagosur rëndë një person të tretë. Grupi terrorist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 23 gushtit në qytezën Trappes, në perëndim të Parisit. Pavarësisht kësaj IS-i nuk ka ofruar asnjë të dhënë për këtë pretendim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 23, 2018 15:28 Europe/Tirane
  • Një sulmues me thikë vret dy persona afër Parisit

Policia franceze ka thënë se një burrë me thikë ka vrarë dy persona afër Parisit dhe ka plagosur rëndë një person të tretë. Grupi terrorist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 23 gushtit në qytezën Trappes, në perëndim të Parisit. Pavarësisht kësaj IS-i nuk ka ofruar asnjë të dhënë për këtë pretendim.

Ndërkohë burimet në ministrinë e Brendshme franceze kanë thënë se dy viktimat kanë qenë nëna dhe motra e sulmuesit. Zona lokale e Parisit ka konfirmuar se sulmuesi ishte shtetas i natyralizuar dhe tani është i vdekur. Vrasjet kanë ndodhur vetëm disa orë pasi grupi terrorist ISIS ka publikuar një audio të një njeriu që ka pretenduar të ketë qenë lideri i grupit terrorist, Abu Bakr al-Baghdadi. Personi i incizuar bën thirrje për kryerje të më shumë sulmeve në gjithë botën.