Vazhdimi i marrëdhënieve bankare Iran-Itali pa dollar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80511-vazhdimi_i_marrëdhënieve_bankare_iran_itali_pa_dollar
Kreu i dhomës së përbashkët midis Iranit dhe Italisë njoftoi krijimin e marrëdhënieve bankare dypalëshe pa e përdorur dollarin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 23, 2018 15:30 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i marrëdhënieve bankare Iran-Itali pa dollar

Kreu i dhomës së përbashkët midis Iranit dhe Italisë njoftoi krijimin e marrëdhënieve bankare dypalëshe pa e përdorur dollarin.

Ahmad Porfalah, kryetari i Dhomës së Përbashkët Iran-Itali në Dhomën e Tregtisë së Iranit, tha se fatmirësisht, qeveritë evropiane kanë vendosur të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre me Iranin pas tërheqjes së paligjshme të Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, duke shtuar se shumica e ekonomive italiane janë të vogla dhe të mesme dhe ata janë më pak të shqetësuar për vendosjen e lidhjeve me Iranin. Porfalah tha se meqenëse ka probleme me këmbimin ndërkombëtar të parave dhe se Swift-i është ndalur, aktivitetet financiare po kryhen nëpërmjet një institucioni të këmbimit valutor dhe disa bankave italiane që nuk punojnë me dollar.