Emigrantët në Siçili, BE nuk do përkulet ndaj kërcënimeve të Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80534-emigrantët_në_siçili_be_nuk_do_përkulet_ndaj_kërcënimeve_të_italisë
Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk do të përkulet nga kërcënimeve të Italisë mbi emigrantët. Deklarata erdhi të premten dhe Komisioni u shpreh se do të ndjekë rregullat që qeverisin emigracionin për shpërndarjen e emigrantëve të izoluar në një anije në Sicili.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2018 15:03 Europe/Tirane
  • Emigrantët në Siçili, BE nuk do përkulet ndaj kërcënimeve të Italisë

Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk do të përkulet nga kërcënimeve të Italisë mbi emigrantët. Deklarata erdhi të premten dhe Komisioni u shpreh se do të ndjekë rregullat që qeverisin emigracionin për shpërndarjen e emigrantëve të izoluar në një anije në Sicili.

"Gjetja e një zgjidhjeje për emigrantët në bord është prioriteti ynë kryesor. Ky është fokusi ynë dhe këtu duhet të përqendrohen të gjithë,"-tha zëdhënësi i Komisionit Alexander Winterstein në një konferencë shtypi.  "Ne gjithashtu besojmë se komentet jo-konstruktive, e lëre më kërcënimet, nuk janë të dobishme dhe nuk do të na afrojnë pranë një zgjidhje. Bashkimi Evropian është një bashkësi e rregullash dhe vepron në bazë të rregullave, jo kërcënimeve".  Zëvendëskryeministri italian ka thënë se partia e tij do të votojë për pezullimin e fondeve për në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm nëse shtetet e tjera anëtare nuk pranojnë të marrin një pjesë të emigrantëve që mbahen në një anije roje bregdetare në Sicili.