Kërkohet dorëheqja e Papës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80592-kërkohet_dorëheqja_e_papës
Një ish-ambasador i Vatikanit në Washington ka bërë thirrje që Papa Françesku të japë dorëheqje pas deklaratave të këtij të fundit kundër një kardinali të njohur i akuzuar për abuzim seksual në vitin 2013.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 26, 2018 19:54 Europe/Tirane
  • Kërkohet dorëheqja e Papës

Një ish-ambasador i Vatikanit në Washington ka bërë thirrje që Papa Françesku të japë dorëheqje pas deklaratave të këtij të fundit kundër një kardinali të njohur i akuzuar për abuzim seksual në vitin 2013.

Në një deklaratë, ish-kryepeshkopi Carlo Maria Vigano ka thënë se i kishte treguar Papës për kardinalin amerikan Theodore McCarrick para pesë vjetësh se kishte abuzuar seksualisht, por se Papa nuk kishte bërë asgjë për këtë. “Ai (Papa Françesku) e ka ditur, të paktën që nga 23 qershori 2013 se McCarrick ishte grabitqar serik”, ka thënë Vigano, duke shtuar se “edhe pse e dinte që ai ishte një njeri i korruptuar, ai e ka mbuluar deri në fund”. “Vetëm kur u detyrua nga raporti i abuzimit të një të mituri, përsëri në bazë të vëmendjes së medias, ai ndërmori veprime (për McCarrick) për të ruajtur imazhin e tij në media”, ka shtuar ai. Një burim i afërt i Viganos e konfirmoi se letra ishte e vërtetë. CNN nuk ka marrë asnjë përgjigje deri më tash nga Vatikani për këtë çështje.