NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80609-nato_stërvitje_të_përbashkët_me_anijet_shqiptare_në_vlorë
SNMCMG2 (Grupi 2 i Gatshëm i Kundërzbulimit të NATO-s), Forca e NATO-s për Veprim të Shpejtë në Kundërpërgjigje ndaj Minave, zhvilloi këtë javë stërvitje me Flotën Ushtarake shqiptare në Vlorë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 27, 2018 09:21 Europe/Tirane
  • NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

SNMCMG2 (Grupi 2 i Gatshëm i Kundërzbulimit të NATO-s), Forca e NATO-s për Veprim të Shpejtë në Kundërpërgjigje ndaj Minave, zhvilloi këtë javë stërvitje me Flotën Ushtarake shqiptare në Vlorë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë janë publikuar foto nga stërvitja e përbashkët.

Ndërsa komandanti i SNMCMG2 është shprehur: “Shumë faleminderit për pritjen e ngrohtë në Vlorë. Ishte një vizitë e shkëlqyer dhe e suksesshme në det me flotën ushtarake shqiptare. Faleminderit për kohën e bukur që kaluam me miqtë tanë të ALS Butrinti dhe ALS Orikum”.