Turqia pranon dërgesën e dytë të helikopterëve ushtarakë amerikanë
Gusht 27, 2018 16:23 Europe/Tirane
Pavarësisht nga tensionet e fundit midis Uashingtonit dhe Ankarasë, ushtria turke dje ka pranuar dërgesën e dytë të helikopterëve CH-47 Chinuk nga Shtetet e Bashkuara.
Ministria turke e mbrojtjes ka njoftuar se dërgesa e dytë prej 5 helikopterëve ushtarak Chinuk ka mbërritur në Turqi. Sipas gazetës "Daily Sabah", këta helikopterë ushtarakë u ndërtuan nga kompania Boeing, ku Turqia nënshkroi një kontratë në vitin 2011 për të blerë 11 helikopterë dhe që deri në vitin 2016 ishin dorëzuar 6 prej tyre.
Tags