Pompeo: SHBA do të përballet me Iranin në Gjykatën Ndërkombëtare
Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar padinë e paraqitur nga Irani në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër SHBA-së për shkak të ri-vendosjes së sanksioneve.
Muajin e kaluar, Irani paraqiti një ankesë në gjykatën e Hagës, e njohur edhe si Gjykata Ndërkombëtare, duke i kërkuar gjykatës së lartë të OKB-së të urdhërojë SHBA të heqë sanksionet e saj të ri-imponuara ndaj Republikës Islamike. "Ne do të mbrohemi fuqishëm kundër pretendimeve të pakufizuara të Iranit këtë javë në Hagë", tha të hënën sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Pompeo tha se ankesa e Iranit në GJND është "një përpjekje për të ndërhyrë në të drejtat sovrane të Shteteve të Bashkuara për të ndërmarrë veprime të ligjshme, duke përfshirë ri-vendosjen e sanksioneve, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare". "Procedimet e nisura nga Irani janë një keqpërdorim i Gjykatës", deklaroi ai. Irani beson se sanksionet amerikane kundër Iranit shkelin kushtet e një traktati miqësie të vitit 1955 midis dy vendeve. Në një seancë dëgjimore në Hagë të hënën, avokati i Iranit, Mohsen Mohebi, përshkroi ri-vendosjen e sanksioneve "të paligjshme" si një "agresion ekonomik" kundër Iranit nga qeveria amerikane. SHBA ka shënjestruar "ekonominë e Iranit dhe shtetasit dhe kompanitë iraniane", tha ai. Mohebi tha se populli iranian do të rezistojë kundër kërkesave të SHBA.