Pretekstet e qeverive perëndimore për të sulmuar Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80623-pretekstet_e_qeverive_perëndimore_për_të_sulmuar_sirinë
Me shtimin e kapacitetit dhe rritjen e gatishmërisë së ushtrisë siriane për të çliruar qytetin Edlib nga prania e terroristëve, ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se dëshmitë tregojnë se Uashingtoni po përgatit forcat e tij ushtarake në lindjen e Mesme për të kryer një sulm kundër Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2018 05:10 Europe/Tirane
  • Pretekstet e qeverive perëndimore për të sulmuar Sirinë

Me shtimin e kapacitetit dhe rritjen e gatishmërisë së ushtrisë siriane për të çliruar qytetin Edlib nga prania e terroristëve, ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se dëshmitë tregojnë se Uashingtoni po përgatit forcat e tij ushtarake në lindjen e Mesme për të kryer një sulm kundër Sirisë.

Gjeneral Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se destrojeri amerikan USS Ross, me potencialin e lëshimit të raketave të manovrueshme, më 25 gusht është futur në ujërat e Mesdheut. Sipas zëdhënësit të ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, kjo anije është e pajisur me 28 predha cruise dhe ajo mund të qëllojë çdo pikë në territorin e Sirisë. Qyteti Edlib është zona e fundit e përqendrimit të terroristëve takfiristë në Siri. Operacioni i ushtrisë dhe i rezistencës siriane në qytetin Edlib mund të ndryshojë rrjedhën e zhvillimeve politike dhe situatën e luftës 7 vjeçare në Siri. Kjo luftë ka nisur 7 vite më parë për shkak të përqendrimit të terroristëve të mbështetur nga Amerika dhe qeveritë evropiane së bashku me disa qeveri të rajonit. Sulmi i terroristëve në Siri kishte për qëllim rrëzimin e qeverisë siriane. Amerika, qeveritë evropiane dhe disa qeveri të rajonit i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe të rënda popullit dhe qeverisë siriane. Me qindra njerëz janë vrarë, me miliona të tjerë janë shpërngulur, infrastruktura e vendit është dëmtuar rëndë dhe shumë pasoja të tjera. Mirëpo qëndresa dhe rezistenca e popullit dhe e ushtrisë siriane përballë kësaj lufte, u dha një disfatë të rëndë terroristëve dhe mbështetësve të tyre. Deri në çlirimin e plotë të Sirisë nga prania e terroristëve nuk kanë mbetur shumë hapa. Mbështetësit e grupeve terroriste duke përsëritur skenarin e gjoja përdorimit të armëve kimike nga ana e ushtrisë siriane, mundohen të ndërhyjnë direkt ushtarakisht në Siri me qëllim që të shtyjnë fitoren përfundimtare të ushtrisë dhe forcave popullore të Sirisë kundër grupeve terroriste dhe takfiriste. Emanuel Makron president i Francës në një fjalim të tij me ambasadorët francez njoftoi ndryshimin e strategjisë së Parisit kundrejt Sirisë dhe ka thënë: Që në fillim që jam futur në pallin Eliza kam theksuar se prioriteti ynë është lufta me ISIS dhe radikalizmin. Kurrë nuk kam thënë se prioriteti i Francës është rrëzimi i Bashar Asad por Parisi gjithmonë ka kërkuar ndryshimin e kushtetutës dhe reforma në vend. Është fakt se ne duhet të mbështesim popullin sirian. Makron shprehet në këtë formë në një kohë kur në të gjitha takimet e paqes të Gjenevës për Sirinë, vendet evropiane dhe Amerika si parakusht të tyre kanë vendosur largimin e Bashar Asad nga pushteti dhe pikërisht ky parakusht është bërë shkak për bllokimin e këtyre takimeve dhe negociatave. ISIS dhe grupet e tjera terroriste takfiriste, nuk kanë qenë aktivë 7 vite përpara në Siri. Grupet terroriste takfiriste si ISIS dhe fronti Nusra me mbështetjen e qeverive si Amerika, Anglia, Franca dhe Arabia Saudite janë vërsulur dhe futur në Siri. Tani Shtëpia e Bardhë dhe pallati Eliza ashtu si 7 vite më parë duke fshehur përdorimin e armëve kimike, duan të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri për të vonuar fitoren përfundimtare të ushtrisë dhe popullit sirian në luftën kundër terroristëve.