Anijet ruse në drejtim të brigjeve të Sirisë
Ne reagim ndaj sulmit të mundshëm ushtarak të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimorë në Siri, 13 anije lafarake ruse janë dërguar në brigjet e Sirisë.
Anijet luftarake Ruse do të vendosen në brigjet e Sirisë për shakk se Amerika pas përhapjes së lajmeve mbi sulm të mudnshëm kimik në qytetin Edlib të Sirisë ka kërcënuar se ndërmarrë sulme raketore kundër Sirisë. Më 22 gusht, Amerika, Britania dhe Franca me një deklaratë të përbashkët kanë dënuar përdorimin e armëve kimike në Siri dhe kanë paralajmëruar se në rast të përsëritjes së këtyre sulmeve, ata do të përgjigjen me sulme me raketa. Grupi Helmetat e bardha, që është i lidhur me agjencitë e inteligjencës britanike dhe amerikane, në një komplot të ri anti-sirian ka transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib. Grupi Helmetat e bardha u formua në vitin 2013 nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike. Misioni i grupit ishte të ndihmonte njerëzit që ishin nën kontrollin e terroristëve në pjesë të ndryshme të Sirisë, por në praktikë ata vepronin në të njëjtën mënyrë si terroristët dhe kundër popullit dhe qeverisë siriane. Në të vërtetë, Grupi Helmetat e bardha që synonte të luante një rol humanitar në Siri, ka dëshmuar qartë dhe formalisht se ka hyrë në këtë vend nën qëllimin humanitar, në mënyrë që të veprojë si një instrument i fuqive perëndimore kundër qeverisë siriane. Burime ruse kanë informuar se në komplotin e tyre të ri anti-sirian kanë transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib.