Turqia i përgjigjet "melodisë së kaubojit" të amerikanëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80648-turqia_i_përgjigjet_melodisë_së_kaubojit_të_amerikanëve
Mevlut Çavushogllu, ministri i jashtëm i Turqisë, ka folur në lidhje me zërat kundër që po ngrihen brenda ShBA-së për dorëzimin Turqisë të avionëve luftarakë tip F-35, të cilët prodhohen në kuadër të një projekti të përbashkët, ku bën pjesë edhe Turqia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2018 17:56 Europe/Tirane
  • Turqia i përgjigjet

Mevlut Çavushogllu, ministri i jashtëm i Turqisë, ka folur në lidhje me zërat kundër që po ngrihen brenda ShBA-së për dorëzimin Turqisë të avionëve luftarakë tip F-35, të cilët prodhohen në kuadër të një projekti të përbashkët, ku bën pjesë edhe Turqia.

“Në të vërtetë ne jemi partner i projektit F-35. Nëse dikush thotë: “Turqia le të dalë, kështu dua unë”, ‘unë bëj çfarë të dua’, si në shembullin e filmave me kauboj, atëherë natyrisht që do të ketë një reagim ndaj kësaj. Pastaj ne nuk jemi të detyruar të pajtohemi me çdo vendim që një vend merr në mënyrë të padrejtë ndaj një vendi tjetër (sanksionet amerikane kundër Iranit)”, nënvizoi Çavushollu. Në fjalën e tij Çavushollu u ndal edhe tek marrëdhëniet e mira që ka Turqia me Rusinë.