Gjermania: Do t’i ndihmojmë kompanitë që dëshirojnë të qëndrojnë në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80651-gjermania_do_t’i_ndihmojmë_kompanitë_që_dëshirojnë_të_qëndrojnë_në_iran
Në një takim me ambasadorët e vendit të tij, ministri i jashtëm gjerman deklaroi se Berlini po planifikon të ndihmojë kompanitë gjermane që duan të qëndrojnë në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2018 17:58 Europe/Tirane
  • Gjermania: Do t’i ndihmojmë kompanitë që dëshirojnë të qëndrojnë në Iran

Në një takim me ambasadorët e vendit të tij, ministri i jashtëm gjerman deklaroi se Berlini po planifikon të ndihmojë kompanitë gjermane që duan të qëndrojnë në Iran.

Haiko Mass gjatë këtij takimi ka thënë se Berlini është duke krijuar kanale financiare me Iranin. Haiko Maas, ministër i jashtëm i Gjermanisë e ka quajtur të nevojshëm krijimin e një sistemi financiar të pavarur nga Amerika dhe krijimin e këtij sistemi nga Evropa e ka quajtur të domosdoshëm për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe për mbrojtjen e kompanive nga sanksionet e mundshme të Amerikës.