Moska reagon ndaj zhvillimeve të fundit në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80713-moska_reagon_ndaj_zhvillimeve_të_fundit_në_ukrainë
Kreu i separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore u vra të premten në një shpërthim në një kafene në qytetin Donetsk.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 01, 2018 04:29 Europe/Tirane
  • Moska reagon ndaj zhvillimeve të fundit në Ukrainë

Kreu i separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore u vra të premten në një shpërthim në një kafene në qytetin Donetsk.

Menjëherë, Rusia akuzoi Ukrainën për vrasjen e udhëheqësit separatist, Aleksandër Zakharkenko, por Kievi reagoi duke thënë se nuk kishte të bënte me shpërthimin dhe fajësonte sulmet separatiste. Zakharchenko, i cili udhëhoqi Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut që nga viti 2014, “mori plagë të shumta dhe ndërroi jetë pas shpërthimit në qendër të Donetskut. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte të gjitha të drejtat dhe arsyet për të besuar se Kievi ishte përgjegjës për vdekjen e Zakharchenko. “Vdekja e Zakharchenko tregon se Kievi ka vendosur të angazhohet në një “luftë të përgjakshme” dhe ka thyer premtimet e saj për paqe”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.