Ministri anglez i mbrojtjes paralajmëron mbi sulmet e ISIS në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80766-ministri_anglez_i_mbrojtjes_paralajmëron_mbi_sulmet_e_isis_në_evropë
Ministri anglez i mbrojtjes ka paralajmëruar se terroristët e vendosur në Afganistan dhe mbështetësit e tyre janë kërcënim serioz për Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera evropiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2018 06:08 Europe/Tirane
  • Ministri anglez i mbrojtjes paralajmëron mbi sulmet e ISIS në Evropë

Ministri anglez i mbrojtjes ka paralajmëruar se terroristët e vendosur në Afganistan dhe mbështetësit e tyre janë kërcënim serioz për Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera evropiane.

Ministri anglez i mbrojtjes bazohet në informacionet e dala nga Interpoli i cili gjithashtu paraljmëron mbi mundësinë e sulmeve të terroristëve të ISIS në Evropë. Policia ndërkombëtare (Interpol) duke publikuar një listë me anëtarë të lidhur me ISIS, ka njoftuar: 173 terroristë të ISIS pas inkuadrimit në grupin terrorist ISIS në Irak dhe Siri dhe marrjes së trajnimeve të posaçme, kanë kërcënuar qeveritë evropiane me sulme terroriste. Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, Interpol po ashtu ka njoftuar se ky numër i terroristëve, me shumë gjasa kanë marrë trajnimet e duhura në lidhje me krijimin  e materialeve shpërthyese dhe ekziston mundësia që në udhëtimet në vendet e tjera të kryejnë aktivitete terroriste. Lista e Interpol përfshinë emra të personave të dyshuar, data të anëtarësimit të tyre në ISIS, qëndrimi i tyre nëpër kampe trajnimi, imazhe, si dhe të dhëna tjera personale të tyre.