Ministri i jashtëm francez pohon fitoren e Bashar Asad
Ministri i jashtëm i Francës ka pohuar fitoren e presidentit Bashar Asad në luftën në siri.
Jean Yves Le Drian, në një intervistë për median vendase ka pohuar se Bashar Asad është fitues i luftës në Siri. Shefi i diplomacisë franceze duke folur mbi rolin e rrjedhës arabo-perëndimore mbështetës i terrorizmit në Siri ka thënë: Megjithatë Asad deri më tani në vendosjen e paqes akoma nuk ka arritur fitoren përfundimtare. Ministri i jashtëm i Francës foli edhe mbi situatën në Edlib dhe shprehu shqetësimin mbi gjoja një sulm kimik të ushtrisë siriane kundër këtij rajoni. Katastrofa njerëzore duhet evituar dhe për këtë Parisi është futur në kontakt me Rusinë dhe Turqinë për të analizuar situatën në Siri. Le Drian tha se edhe nëse Bashar Asad arrin të rimarrë kontrollin e Edlibit, pasojat e luftës do të vazhdojnë të jenë problem në periudhën pas lufte. Duke reaguar ndaj lajmeve mbi skenarin gjoja për një sulm të mundshëm kimik kundër Edlibit, presidenti sirian Bashar Asad ka thënë se perëndimi po harton një skenar për të justifikuar sulmin e tij kundër Sirisë.