Takimi i KS i OKB, shfaqje propaganduese e Trump kundër Iranit
Amerika, si një nga shkelësit më të mëdhenj të normave dhe dispozitave ndërkombëtare, KS të OKB e përdor për realizimin e planeve të njëanshme të saj.
Kështu është shprehur në takimin e radhës të KS të OKB, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit. Përfaqësuesi i Iranit në OKB ditën e mërkurë duke reaguar ndaj deklaratës së Nikki Halley përfaqësuese e Amerikës në OKB, lidhur me diskutimin e çështjes së Iranit në takimin e ardhshëm të këtij këshilli ka thënë: Amerika duke keqpërdorur pozitën e saj si anëtare e përhershme në KS të OKB dhe duke shpërdoruar postin e kryesisë periodike të këtij këshillit, po mundohet të imponojë vendime të njëanshme tek ky organ ndërkombëtar dhe kjo do të thotë përdorim i forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Më 26 shtator të këtij viti, do të mbahet takimi i KS i OKB kushtuar Iranit, nën kryesimin e Donald Trump president i Amerikës. Ky takim mbahet në kohën kur me futjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, politikat e Uashingtonit kundër Iranit janë bërë akoma më shumë armiqësore. Dalja e njëanshme e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe përpjekjet për ndryshimin e sjelljes së Iranit në rajon, janë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Donald Trump dhe aleatëve të tij. qeveritarët amerikanë në këtë rrugë përdorin çdo lloj preteksti dhe pretendimi dhe me anë të propagandave të ndryshme mundohen të evitojnë çështjen kryesore të Azisë perëndimore d.m.th. atë të pushtimit të Palestinës nga ana e regjimit sionist. transferimi i ambasadës amerikane në Kodsin e pushtuar, përpjekjet për shpërbërjen dhe anulimin e punës së Agjencisë së OKB për ndihma ndaj refugjatëve palestinezë, UNRWA, përpjekja për zbatimin e planit të ashtuquajtur Akordi i Shekullit dhe përpjekja e Trump për përhapjen e Iranofobisë, janë disa nga metodat që Donald Trump ndjek për të marrë më shumë para nga arabët e rajonit të gjirit Persik. Përveç kësaj ushtrimi i presioneve ndaj vendeve të tjera për të ndërprerë bashkëpunimin ekonomik me Iranin pas daljes së Amerikës në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore, tregon për faktin se politikat imponuese dhe të forcës që po ushtron amerikan përbëjnë rrezik serioz për paqen dhe sigurinë në botë. Sa i përket kësaj Golam’ali Khoshro përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një takim të titulluar “ Ngritja e kulturës së paqes” ka thënë: Procesi në rritje e politikave të njëanshme, politikave ndërhyrëse, ajo e vendosjes së sanksioneve ekonomike, financiare dhe tregtare, që ka për qëllim zbatimin e politikave të huaja të Amerikës, janë rrezik serioz për ngritjen e nivelit të paqes dhe sigurisë në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare. Të gjitha përpjekjet e qeverisë së Donald Trump për të shtuar presionet ndaj Iranit, tregojnë kulmin e armiqësisë dhe urrejtjes së Amerikës ndaj Iranit që është një vend i pavarur dhe i përgjegjshëm në botë dhe që sfidon politikat destruktive të Amerikës. Irani me civilizimin dhe kulturën e tij të lashtë disa mijëra vjeçare, është i njohur si një vend paqedashës në botë dhe përpjekja për ndryshimin e sjelljes së këtij vendi nuk synon gjë tjetër veçse armiqësi, që në qeverinë e Donald Trump ka arritur kulmin. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, në takimin e 13 gushtit me mijëra përfaqësues të shoqërisë pasi vuri në dukje se funksionarët amerikanë janë bërë më arrogantë dhe më vandalë ka thënë: Ata në të kaluarën respektonin etikën politike dhe diplomatike në fjalimet e tyre, mirëpo autoritetet aktuale të Amerikës flasin më me arrogancë, paturpësi dhe vandalizëm dhe duke sikur atyre u kanë hequr plotësisht mirësjelljen dhe etikën.