Ish-këshilltari i Trump: Amerika përballet me revolucion!
Ish-këshilltari i lartë i presidentit amerikan ka deklaruar se vazhdimi i ndarjes së padrejtë të pasurisë dhe kapitalit në Amerikë, do të ndryshojë tërësisht këtë vend.
Stephen Bannon, ish-këshilltari i presidentit të SHBA, në një film dokumentar të ri që zbulon skandale dhe sekrete të ndryshme, ka parashikuar se Amerika po shkon drejt një revolucioni i cili do të ndryshojë çdo gjë. Bannon për të cilin thuhet se ka luajtur rol të rëndësishëm për hyrjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, në një film dokumentar i cili u shfaq të mërkurën në festivalin e Venecias, paralajmëron se nëse nuk gjendet ndonjë rrugë më e mirë për shpërndarjen e kapitalit dhe pasurisë në Amerikës, ky vend do të përballet me një revolucion! Në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, Bannon tha se ishte plotësisht e qartë se do të fitojë një person si Trump. Ai shtoi se gjatë fushatës elektorale ka punuar për ta paraqitur Klinton si simbol të korrupsionit ndërsa Trump si simbol dhe faktor të ndryshimit.