Rusia thekson mbi efikasitetin e marrëveshjes bërthamore
Marrëveshja bërthamore u njoftua pas një bisedimi afatgjatë në Vjenë në korrik të vitit 2015 midis Iranit dhe grupit 5+1 dhe zbatimi i tij filloi në janar 2016.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore deklaroi mbi respektimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe Jukia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, ka theksuar në mënyrë të përsëritur se marrëveshja bërthamore është një bekim i madh për verifikimin bërthamor dhe Agjencia ka qasje të plotë në këtë marrëveshje. Jokia Amano më 31 gusht ka publikuar raportin e 12-të të ANEA kushtuar Iranit ku konfirmoi se inspektimet e bëra nga agjencia në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe në kuadër të rezolutës 2231 të KS të OKB. Irani ka zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që ka nënshkruar me 6 fuqitë botërore, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga ky pakt, ka thënë një vëzhgues bërthamor i ANEA. Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, i publikuar më 30 gusht, është shkresa e dytë prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin maj për tërheqjen e Uashingtonit nga pakti dhe për rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Në raportin e fundit, ANEA ka thënë se inspektorët e saj kanë pasur qasje “në të gjitha zonat dhe lokacionet në Iran”, ashtu siç është e paraparë në marrëveshje. Teherani thotë se evropianët duhet të japin "garanci praktike" se dividentët e saj ekonomik të marrëveshjes do të mbeten të paprekur mes përpjekjeve të SHBA.-së për të bërë më shumë presione ekonomike ndaj Republikës Islamike. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë tha se raporti i fundit i ANEA edhe një herë konfirmon respektimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit dhe efikasitetin e marrëveshjes bërthamore. Maria Zakharova zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e premte në një konferencë për shtyp ka thënë: Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA edhe një herë ka konfirmuar se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Zakharova shtoi se ky rezultat tregon qartë karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit dhe edhe një herë ka konfirmuar efikasitetin e marrëveshjes bërthamore. ANEA në të gjitha raportet e saj ka konfirmuar faktin se Irani ka zbatuar me përpikmëri të gjitha pikat e marrëveshjes bërthamore. Raporti i 12-të i ANEA do të analizohet në takimin e 10 shtatorit në KG të ANEA. Raporti i ANEA është nxjerrë në kohën kur Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.