Qeveria Trump, kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80965-qeveria_trump_kërcënon_gjykatën_ndërkombëtare_të_drejtësisë
Administrata e presidentit Donald Trump, ka ndërmarrë qëndrime agresive dhe kërcënuese kundër gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe ka thënë se nëse gjykatësit e kësaj gjykate shqyrtojnë krimet e luftës të Amerikës në Afganistan, gjykata do të sanksionet nga Uashingtoni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 10, 2018 05:32 Europe/Tirane
  • Qeveria Trump, kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Administrata e presidentit Donald Trump, ka ndërmarrë qëndrime agresive dhe kërcënuese kundër gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe ka thënë se nëse gjykatësit e kësaj gjykate shqyrtojnë krimet e luftës të Amerikës në Afganistan, gjykata do të sanksionet nga Uashingtoni.

John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në një fjalim për institutin federalist, një grup konservator në Uashington, ka thënë se ekziston mundësia që Gjykata e Hagës të shqyrtojë padinë për krime lufte të Amerikës në Afganistan. Bolton ka thënë se Amerika do të përdorë çdo mjet të nevojshëm për të mbrojtur shtetasit e saj dhe ata aleatë që janë përballur me gjyqet e kësaj gjykate të jashtëligjshme. Ndër të tjera Bolton ka thënë se mbyllja e zyrës së OÇP( Organizatës Çlirimtare të Palestinës) në Uashington nuk ka lidhje me përpjekjet e palestinezëve për ndërhyrjen e Gjykatës së Hagës kundër Izraeli. Amerika do t’i qëndrojë pranë mikut dhe aleatit të vet Izraelit, ka thënë në fjalën e tij Bolton.