Sulm me thikë në Paris të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80967-sulm_me_thikë_në_paris_të_francës
Shtatë persona janë plagosur, katër në gjendje të rëndë , në një sulm me thikë në kryeqytetin francez, Paris.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 10, 2018 05:32 Europe/Tirane
  • Sulm me thikë në Paris të Francës

Shtatë persona janë plagosur, katër në gjendje të rëndë , në një sulm me thikë në kryeqytetin francez, Paris.

Sulmuesi, i cili tha se ishte një shtetas afgan, u arrestua. Burimet thanë se nuk kishte tregues se ishte sulm terrorist. Sulmi ndodhi pak para orës 23:00 në brigjet e një kanali në sesionin e 19-të, në veri-lindje të kryeqytetit. Burimet thanë se burri kishte sulmuar njerëzit, fillimisht duke goditur me thikë dy burra dhe një grua pranë kinemasë MK2 në Quai de Loire, përgjatë kanalit Ourcq. Ndërsa persona të tjerë që po luanin me bouling filluan duke i gjuajtur me topa më përpjekje për të ndaluar. Ai u godit nga të pranishmit dhe u largua. Një burim i policisë franceze tha: "Në këtë fazë nuk ka asgjë që tregon se mund të jetë një sulm terrorist".