Suedi, zgjedhjet "godasin" dy partitë tradicionale, rritje për partitë anti-emigracion
Votuesit suedezë kanë braktisur dy blloqet kryesore politike në vend gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës që lamë pas, duke shtuar numrin e votave për partinë kundër emigracionit.
Me gati të gjitha votat e numëruara, koalicioni qeverisës qendror i majtë është pak përpara rivalëve të saj të qendrës së djathtë të Aleancës, me rreth 40 për qind secila. Demokratët nacionalistë të Suedisë (SD) kanë fituar rreth 18% të votave, nga 12.9% në zgjedhjet e mëparshme. Një betejë e zgjatur për të formuar një koalicion qeveritar tani duket i sigurt. Të dyja blloqet kryesore kanë refuzuar të qeverisin me SD, ndonëse udhëheqësi i saj tha se ishte i gatshëm të fliste me të gjitha partitë e tjera. "Ne do të rrisim vendet tona në parlament dhe do të fitojmë një ndikim të madh mbi atë që ndodh në Suedi gjatë javëve, muajve dhe viteve të ardhshme", tha Jimmie Akesson për një tubim partiak. Ai kishte shpresuar të fitonte mbështetjen e një në pesë suedezëve ose një në katër, të parashikuara gjithashtu edhe nga sondazhet. Megjithatë, rezultatet nuk shkuan deri në këtë pikë. Vende të tjera evropiane kanë parë rritje të mbështetjes për partitë anti-imigracion vitet e fundit. Më parë këtë vit, Italia instaloi një qeveri të re koalicioni të drejtuar nga anti-establishment "Pesë Yjet" dhe partisë së ekstremit të djathtë "Lidhja" të cilat aktualisht qeverisin vendin. Në vitin 2017, Alternativa e Djathtë për Gjermaninë fitoi 12.6% të votave dhe Partia Popullore e Danimarkës fitoi 21% në 2015.