Saib Arikat padit regjimin sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81010-saib_arikat_padit_regjimin_sionist_në_gjykatën_ndërkombëtare_të_hagës
Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës deklaroi se kjo organizatë ka ngritur padi kundër regjimit sionist dhe e ka dorëzuar atë pranë prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2018 09:43 Europe/Tirane
  • Saib Arikat padit regjimin sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës

Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës deklaroi se kjo organizatë ka ngritur padi kundër regjimit sionist dhe e ka dorëzuar atë pranë prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Saib Arikat, Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ka thënë: "Shkak i kësaj padisë janë krimet e Izraelit dhe veprimet armiqësore të tij kundër popullit të Palestinës". Arikat vuri në dukje mbështetjen e Amerikës ndaj regjimit sionist të Tel Avivit dhe tha: "Amerika po mendon se mohimi i të vërtetave, mund të bëhet shkak edhe të zhduken ato të vërteta!".

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kërcënuan me sanksione Gjykatën Ndërkombëtare Penale, nëse kjo e fundit ndjek penalisht amerikanët. Gjykata gjithashtu është duke shqyrtuar përndjekjen e shërbyesve amerikanë nën dyshimet për abuzim të të burgosurve në Afganistan. 

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se SHBA do të bëjë gjithçka të mundur “për t’i mbrojtur qytetarët e saj”. “Nëse gjykata na ndjek, ne nuk do të rrimë të heshtur”, tha Bolton.

SHBA është në mesin e dhjetëra vendeve që nuk i janë bashkuar gjykatës së themeluar në vitin 2002.

Gjykata heton dhe sjell para drejtësisë njerëzit përgjegjës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke ndërhyrë kur autoritetet kombëtare nuk mund ose nuk do t’i ndjekin penalisht.

Gjykatësit dhe prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të ndalohen të hyjnë në SHBA dhe fondet e tyre në SHBA do të sanksionohen, paralajmëroi Bolton.