Kina dhe Rusia do të bëjnë rregullisht stërvitje të përbashkëta
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81055-kina_dhe_rusia_do_të_bëjnë_rregullisht_stërvitje_të_përbashkëta
Ministri rus i mbrojtjes tha se Moska dhe Pekini kanë ndërmend të bëjnë rregullisht stërvitje të përbashkëta luftarake të ngjashme me stërvitjet masive që po mbahen këtë javë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2018 17:04 Europe/Tirane
  • Kina dhe Rusia do të bëjnë rregullisht stërvitje të përbashkëta

Ministri rus i mbrojtjes tha se Moska dhe Pekini kanë ndërmend të bëjnë rregullisht stërvitje të përbashkëta luftarake të ngjashme me stërvitjet masive që po mbahen këtë javë.

Sergei Shoigu dhe homologu i tij kinez, gjenerali Uej Fëng-hë, vizituan të mërkurën poligonin e qitjeve në Tsugol në Siberinë lindore, ku afro 300 mijë trupa ruse dhe rreth 3,200 trupa kineze, po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta. Manovrat ushtarake një javore, Vostok 2018, që filluan të martën janë shtrirë në një hapësirë të gjerë të Siberisë dhe Lindjes së Largët. Kina dërgoi 900 mjete luftarake dhe 30 aeroplanë që iu bashkuan stërvitjes në Tsugol. Kjo është dëshmi e orientimit të Pekinit drejt një aleance të plotë ushtarake me R