85 kompani industriale amerikane bëjnë koalicion kundër Trump
85 kompania industriale amerikane kanë formuar koalicion kundër politikave tregtare të presidentit të SHBA-ve.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se 85 kompani industriale amerikane pas shumë përpjekjeve që kanë bërë për ta bindur presidentin Donald Trump që të heqë dorë nga vendosja e tarifave doganore ndaj partnerëve tregtarë të Uashingtonit, në mënyrë të hapur kanë krijuar një koalicion të gjerë kundër Trump. Ky koalicion quhet "Amerikanët për Tregti të Lirë" dhe është krijuar pasi Trump ka shtuar politikat për vendosjen e tarifave doganore për miliarda dollarë mallra importuese. Dean Garfield, drejtori ekzekutiv i Këshillit Industrial të Teknologjisë Informative i cili përfshinë edhe kompanitë e mëdha si Microsoft dhe Apple, në lidhje me këtë ka thënë: "Përpjekje për ta bindur Trump-in dhe administratën e tij për të hequr dorë nga vendosja e tarifave, rezultuan të pasuksesshme". Nicole Vasilaros, funksionar i lartë i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Makinave Detare në Amerikë, deklaroi: "Shumë prej grupeve industriale janë të një mendimi se më shumë sa kaq nuk mund të vazhdohet kjo rrugë".