Veprimet e PE kundër Hungarisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81095-veprimet_e_pe_kundër_hungarisë
Hungaria si një nga vendet e reja anëtare të BE kohët e fundit ka ndikuar negativisht në vendimet e ndërmarra nga unioni sidomos në çështjen e emigrantëve. Përveç kësaj Viktor Orban kryeministër i Hungarisë edhe brenda vendit të tij ka hedhur disa hapa si kufizimi i medias dhe ngritja e kompetencave të tij gjë e cila ka ngjallur reagimin e BE dhe sidomos të Komisionit Evropian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 14, 2018 09:44 Europe/Tirane
  • Veprimet e PE kundër Hungarisë

Hungaria si një nga vendet e reja anëtare të BE kohët e fundit ka ndikuar negativisht në vendimet e ndërmarra nga unioni sidomos në çështjen e emigrantëve. Përveç kësaj Viktor Orban kryeministër i Hungarisë edhe brenda vendit të tij ka hedhur disa hapa si kufizimi i medias dhe ngritja e kompetencave të tij gjë e cila ka ngjallur reagimin e BE dhe sidomos të Komisionit Evropian.

Duke pasur parasysh mosmarrëveshjet mes Budapestit dhe Brukselit, deputetët e PE morën vendim për të ndëshkuar Hungarinë. Parlamenti Evropian votoi të mërkurën (12 shtator) hapjen e procedurave ndëshkuese kundrejt Hungarisë, për shkak të shkeljeve të përsëritura të normave të shtetit ligjor. Me 448 vota pro, 197 vota kundër dhe 48 abstenime , mocioni i kaloi në seancë plenare. Që nga fillimi i pushtetit në vitin 2010, Orban ka ushtruar presion ndaj gjykatave, mediave dhe grupeve joqeveritare, si dhe ka refuzuar të marrë azilkërkuesit që vijnë në Evropë. Akuzat janë të forta, ndërkohë që kryeministri hungarez u mbrojt dhe premtoi se nuk do të dorëzohej e se nuk do të  përkulet ndaj "shantazhit" të BE-së, por do vazhdojë t'i  përmbahet politikave të tij. Shtetet e tjera të BE-së tani duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me Hungarinë. Dënimi më i rëndë duke u referuar në procedurën e nenit 7 është heqja e të drejtave të votimit në BE , Hungarisë. Në këtë fazë të dytë kërkohet një votim unanim për të pezulluar të drejtën e votës për Hungarinë dhe nisjen e sanksioneve, një lëvizje që gjithsesi pritet të bllokohet nga Polonia. Lista e akuzave është e gjatë. Qeveria hungareze akuzohet se ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, lirinë e shkencës, ka vepruar kundër tolerancës dhe solidaritetit. Hungarisë mund t'i hiqet e drejta e votës në BE, nëse Orban vazhdon të mos dëgjojë. Parashikuar në nenin 7 i jepet e drejta, Parlamentit Europian  të marrë një hap drastik të parealizuar më parë. "Ju merrni përgjegjësi të madhe, kur doni t'i vini vulën një vendi dhe doni të përjashtoni një popull", tha ai, duke pretenduar se Hungaria po dënohet vetëm për faktin se nuk do që të ketë emigrantë. Polonia, vendi më i madh ish-komunist në Bashkimin Europian, tha se do të kundërshtojë çdo sanksion të imponuar nga blloku ndaj Hungarisë, një vendim i cili u mor ditën e djeshme nga Parlamenti Europian. "Çdo vend ka të drejtën e vet sovrane për të bërë reforma të brendshme që i konsideron të përshtatshme", tha ministria e Jashtme e Polonisë në një deklaratë  mbrëmjen e të mërkurës. "Veprimet e synuara kundër shteteve anëtare shërbejnë vetëm për thellimin e ndarjeve në BE, duke rritur mungesën aktuale të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve evropiane", thuhet më tej në deklaratë. Parlamenti Europian votoi të mërkurën për të vendosur sanksione ndaj Hungarinë për shkak të shkeljeve të përsëritura të normave të shtetit ligjor. Që nga fillimi i pushtetit në vitin 2010, kryeministri hungarez Viktor Orban, dikur një luftëtar kundër sundimtarëve komunistë të Bashkimit Sovjetik të Hungarisë, ka përdorur shumicën e tij parlamentare për të ushtruar presion mbi gjykatat, mediat dhe grupet joqeveritare dhe ka refuzuar të marrë azilkërkuesit që vijnë në Evropë.