Guterres: Lufta e butë e Amerikës drejt fundit
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka thënë se fuqia ndikuese e Amerikës në botë ka rënë.
Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB në një intervistë për revistën Atlantic ka thënë se fuqia e butë e Amerikës është ulur dhe kjo gjendje është e rrezikshme. Sipas revistës Atlantic, Guterres nuk ka përmendur emrin e Donald Trump dhe rolin e tij në uljen e fuqisë së butë dhe asaj ndikuese të Amerikës. Donald Trump që nga ardhja në pushtet në vitin 2017 e deri më sot ka tërhequr Amerikën nga shumë akorde dhe traktate ndërkombëtare si traktati i ambientit të Parisit dhe marrëveshja bërthamore me Iranin, UNESCO dhe Këshillit për të drejtat e njeriut të OKB. Këto veprime të qeverisë amerikane kanë ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë Amerikës.