Afrika e Jugut legalizon përdorimin e kanabisit
(last modified Tue, 18 Sep 2018 14:54:59 GMT )
Shtator 18, 2018 16:54 Europe/Tirane
  • Afrika e Jugut legalizon përdorimin e kanabisit

Gjykata më e lartë në Afrikën Jugore ka legalizuar përdorimin e kanabisit për të rriturit në vende private.

Aktivistët pro-marihuanës kanë festuar në publik, duke bërtitur “Marihuanë, je e lirë tani”, pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin.

Në një vendim unanim, gjyqtarët kanë legalizuar edhe rritjen e bimëve të kanabisit për konsumim në ambiente private.

Qeveria e Afrikës Jugore ka kundërshtuar legalizimin e marihuanës, duke thënë se kjo bimë është e “dëmshme” për shëndetin e njerëzve.

Teksa ka lexuar vendimin, zëvendës-drejtori i Drejtësisë, Raymond Zondo, ka thënë se “nuk do të përbëjë më shkelje për një person përdorimi apo posedimi i kanabisit për konsum privat".

Megjithatë, në këtë vend vazhdon të jetë i paligjshëm përdorimi, furnizimi dhe shitja e bimëve të kanabisit në vende publike.

Tags