Për dy ditë, mbahet samiti kyç i BE-së për emigrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81256-për_dy_ditë_mbahet_samiti_kyç_i_be_së_për_emigrantët
Tre ditë para samitit evropian kushtuar emigrantëve, kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi organizimin e samitit BE-Afrikë në dhjetor, ndërsa presidenti francez bëri thirrje për kthimin sistematik të emigrantëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Për dy ditë, mbahet samiti kyç i BE-së për emigrantët

Tre ditë para samitit evropian kushtuar emigrantëve, kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi organizimin e samitit BE-Afrikë në dhjetor, ndërsa presidenti francez bëri thirrje për kthimin sistematik të emigrantëve.

 "Ne do të organizojmë samitin e Evropës dhe Afrikës në dhjetor, shpresojmë për mbështetje nga Franca. Duam të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik të Afrikës", tha Kurz, i cili po viziton Francën. Më 20 shtator në Salzburg të Austrisë, e cila merr presidencën e rradhës të BE në korrik, do të mbahet samiti evropian. "Në parim, samiti është një ide e mirë", tha Pallati Elysee duke kujtuar fjalimin e Emanuel Macron mbi dëshirën për të forcuar partneritetin evropian me Afrikën. 32-vjeçari Kurz, një përfaqësues i linjës anti-emigrantë që siguroi fitoren në zgjedhjet e tetorit 2017 pikërisht  me këtë "kalë beteje", kryeson qeverinë e djathtë dhe të krahut të djathtë. Por Pallati Elysee beson se Kancelari austriak nuk dëshiron ta identifikojnë atë me politikat e liderve në Hungari dhe në disa segmente të Italisë. Sebastian Kurz ishte "shumë i qartë" javën e kaluar dhe tha se ligjvënësit austriakë në Parlamentin Evropian vendosën të votojnë për të aktivizuar procedurën e parashikuar në nenin 7 të traktatit të BE, i cili mund të iniciojë sanksione kundër Hungarisë ndaj Viktor Orban, i akuzuar për mos respektim të lirive dhe vlerat e Bashkimit Evropian. Pas arritjes në Pallatin Elysee, Kurz u tha gazetarëve se ai mbështet propozimin nga Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker se deri në 2020 Frontex (Agjencia Evropiane e Mbrojtjes së Kufirit" duhet forcuar me 10,000 roje kufitare.