Irani mirëpret diplomacinë për të zgjidhur çështjen e Idlibit
Mirëpritja e marrëveshjes së Soçit midis Moskës dhe Ankarasë nga Irani pas takimit të presidentëve të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Teheran, tregon vazhdimin e rrugës së diplomacisë dhe efektivitetit të saj.
Pastrimi i plotë i territorit të Sirisë nga prania e terroristëve është objektivi kryesor i qeverisë së Damaskut, tek e cila diplomacia ka një rol të madh. Për shkak të kompleksitetit të popullsisë në qytetin Idlib në Sirinë veri-perëndimore dhe për shkak të pranisë së terroristëve dhe grupeve të armatosura, ruajtja e jetës civile është një nga prioritetet kryesore në procesin e rëndësishëm të pastrimit të selisë së fundit terroriste në Siri. Kjo çështje u theksua në një takim rreth dy javë më parë nga Presidentët e Republikës së Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Teheran dhe është konfirmuar në takimin e Soçit pas konsultimit me Iranin. Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan të hënën në Soçi ranë dakord se për të mbrojtur jetën e civilëve fushata ushtarake në Idlib nuk do të bëhet dhe në këtë qytet do të krijohet një zone civile në mënyrë që të mund të bëhet pastrimi i qytetit nga prania e terroristëve pa dëmtuar njerëzit. Për këtë arsye, marrëveshja e Soçit, e cila u arrit pa përfaqësuesin iranian, është mirëpritur nga Teherani dhe është shpallur si vazhdim i rrugës së Astanasë dhe takimit të Teheranit. Angazhimi për t'i dhënë fund ekstremizmit dhe pranisë së terroristëve në Idlib është një kërkesë serioze nga qeveria siriane për të ruajtur integritetin e saj të plotë, me sa më pak dëme ndaj njerëzve të zakonshëm dhe në këtë mes të tre vendet kanë bërë thirrje për vazhdimin e "procesit të Astanasë" si dhe ndikimin e diplomacisë. Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif të martën tha se konsultimet e tij të vazhdueshme me Ankaranë, Damaskun dhe Samiti i Teheranit tregojnë se " diplomacia aktive do të çojë në parandalimin e luftës në Idlib. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë Muhamed Xhavad Zarif dhe Mevlut Cavusoglu në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi dispozitat e marrëveshjes së Idlibit, të arritur në negociatat e mbajtura në Ankara, Teheran dhe Soçi. Sipas Departamentit të Mediave të Ministrisë së jashtme të RII të martën, të dy ministrat diskutuan përmes telefonit mbi këtë çështje. Të dy palët gjithashtu ranë dakord të ndjekin dispozitat e marrëveshjes në sesionin e ardhshëm të takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në Nju Jork. Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur marrëveshjen mes Turqisë dhe Rusisë që u arrit në takimin Putin-Erdogan në Soçi dhe deklaroi se takimi i presidentëve të Rusisë dhe Turqisë dhe deklarimi i marrëveshjes së arritur për mënyrën e zgjidhjes së çështjes së Idlibit në Siri, konsiderohet një hap themelor në zhdukjen e mbetjeve të terroristëve në Siri. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur marrëveshjen mes Turqisë dhe Rusisë që u arrit në takimin Putin-Erdogan në Soçi dhe deklaroi se takimi presidentëve të Rusisë dhe Turqisë dhe deklarimi i marrëveshjes së arritur për mënyrën e zgjidhjes së çështjes së Idlibit në Siri, konsiderohet një hap themelor në zhdukjen e mbetjeve të terroristëve në Siri. Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të martën deklaroi: "Marrëveshja e Rusisë dhe Turqisë nëpërmjet ndihmave të nevojshme për zgjidhjen politike të krizës në Siri dhe duke marrë parasysh të gjitha aspektet humanitare, mund ta ndihmojë procesin e vendosjes së paqes në Siri dhe zhdukjes së grupeve terroriste në këtë vend. Ndërprerja e çfarëdo lloj dhune dhe gjakderdhje njëkohësisht me spastrimin e rajonit nga terroristët, është një prej shtyllave më themelore dhe më fondamentale të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit",- shtoi ndër të tjera Kasemi. Vlen të theksohet se dje presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, bëri të ditur arritjen e marrëveshjes për krijimin e zonave joushtarake në thellësinë 15-20 km përgjatë linjave ndarëse mes terroristëve dhe ushtrisë së Sirisë në Idlib deri më 15 tetor.