Zv/ministri i jashtëm i Japonisë: Tokio mbështet marrëveshjen bërthamore
(last modified Wed, 19 Sep 2018 08:05:14 GMT )
Shtator 19, 2018 10:05 Europe/Tirane
  • Zv/ministri i jashtëm i Japonisë: Tokio mbështet marrëveshjen bërthamore

Zv/ministri i jashtëm i Japonisë ka vlerësuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka shprehur mbështetjen e Tokios për këtë marrëveshje.

Tekeo Mouri, në takimin që pati me Murteza Rahmani Muvahed ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Tokio ka thënë: Japonia vazhdon të mbështesë marrëveshjen bërthamore. Zv/ministri i jashtëm i Japonisë rikujtoi marrëdhëniet historike dhe tradicionale të Japonisë me Iranin dhe tha se këto marrëdhënie janë afër 90 vjetorit dhe palët duhet të zgjerojnë akoma më shumë bashkëpunimin dypalësh. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Japoni tha se marrëdhëniet bilaterale mes Iranit dhe Japonisë janë zgjeruar shumë vitet e fundit dhe shoti se akordet ekonomike dhe politike mes dy vendeve luajnë rol të rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Gjirit Persik.

Tags