Putin dënon sulmin terrorist në Ahvaz
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81362-putin_dënon_sulmin_terrorist_në_ahvaz
Presidenti i Rusisë me anë të një mesazhi dërguar homologut të tij iranian, ka dënuar sulmin terrorit të kryer sot (të shtunën) ndaj ceremonisë së paradës së forcave të armatosura të Iranit në qytetin Ahvaz, ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2018 12:23 Europe/Tirane
  • Putin dënon sulmin terrorist në Ahvaz

Presidenti i Rusisë me anë të një mesazhi dërguar homologut të tij iranian, ka dënuar sulmin terrorit të kryer sot (të shtunën) ndaj ceremonisë së paradës së forcave të armatosura të Iranit në qytetin Ahvaz, ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve në luftën kundër terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në mesazhin e Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, dërguar Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, thuhet: "Me respekt shprehim indinjatën e thellë nga sulmi terrorist që u krye sot në qytetin Ahvaz dhe shpresojmë që të gjithë autorët e këtij veprimi kriminel dhe të përgjakshëm, të dënohen me drejtësi! Kjo ngjarje edhe njëherë na kujton se ekziston nevoja për një luftë të gjithanshme kundër terrorizmit në të gjitha format. Rusia edhe njëherë deklaron gatishmërinë e saj për të shtuar më shumë bashkëpunimin me partnerët iranianë në luftën kundër kësaj të keqe njerëzore (terrorizmit).