Reagimet ndërkombëtare ndaj sulmit terrorist në Ahvaz
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81372-reagimet_ndërkombëtare_ndaj_sulmit_terrorist_në_ahvaz
Ministria e jashtme franceze dënoi sulmin terrorist në Ahvaz që vrau dhe plagosi dhjetëra persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2018 05:54 Europe/Tirane
  • Reagimet ndërkombëtare ndaj sulmit terrorist në Ahvaz

Ministria e jashtme franceze dënoi sulmin terrorist në Ahvaz që vrau dhe plagosi dhjetëra persona.

Ministria e jashtme e Francës mbrëmë përmes një deklarate, duke shprehur ngushëllime për popullin dhe familjet e dëshmorëve dhe viktimave të incidentit të së shtunës, ka thënë se Franca dënon sulmin e së shtunës në Ahvaz. Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres të shtunën në mbrëmjegjithashtu dënoi sulmin terrorist në Ahvaz (Iranin juglindor). Në deklaratën e tij, Guterres shprehu solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin iranian si dhe me familjet e dëshmorëve të këtij sulmi terrorist dhe ka shprehur shpresën për një shërim sa më të shpejtë të të plagosurve të këtij sulmi. Presidenti i Rusisë me anë të një mesazhi dërguar homologut të tij iranian, ka dënuar sulmin terrorit të kryer dje (të shtunën) ndaj ceremonisë së paradës së forcave të armatosura të Iranit në qytetin Ahvaz dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat si dhe ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve në luftën kundër terrorizmit. Sekretari i jashtëm britanik Elister Burt në një postim të tij në Tuiter shprehu keqardhje për sulmin terrorist në Ahvaz dhe është solidarizuar me familjet e viktimave dhe me të lënduarit e këtij sulmi. Qeveria spanjolle po ashtu përmes një deklarate të publikuar në faqen e saj të internetit, ka dënuar sulmin terrorist në Ahvaz. Zyrtarë nga Republika e Azerbajxhanit, Pakistani, Armenia, Turqia, Siria, Omani dhe Iraku janë mes vendeve të tjera që shprehin solidaritet me familjet e dëshmorëve dhe të plagosurit, si dhe kanë dënuar ashpër incidentin terrorist në Ahvaz. Edhe Amnesty International ka dënuar këtë incident terrorist. Ndërkohë, pavarësisht mbulimit të gjerë mediatik të këtij sulmi terrorist në Ahvaz në media të pavarura në botë dhe në rajon, disa agjenci perëndimore të lajmeve kanë hezituar të përdorin termin “sulm terrorist”. Agjencitë franceze të lajmeve, Associated Press dhe Reuters, si dhe rrjetet e lajmeve BBC, CNN dhe Fox News, përdorën termat "sulm i armatosur" ose "sulm i personave të armatosur" për sulmin terrorist në Ahvaz. Grupi terrorist "Al-Ahvazija", mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të kryer dje në mëngjes në ceremoninë e paradës së forcave të armatosura të Iranit në qytetin Ahvaz. Si pasojë e këtij sulmi terrorist janë vrarë 25 persona dhe janë plagosur 60 të tjerë.