Kina anulon bisedimet ushtarake me Shtetet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81375-kina_anulon_bisedimet_ushtarake_me_shtetet_e_bashkuara
Kina ka vazhduar protestat dhe kritikat ndaj sanksioneve ushtarake amerikane kundër ushtrisë së saj, duke anuluar rrethin e dytë të bisedimeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2018 05:55 Europe/Tirane
  • Kina anulon bisedimet ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Kina ka vazhduar protestat dhe kritikat ndaj sanksioneve ushtarake amerikane kundër ushtrisë së saj, duke anuluar rrethin e dytë të bisedimeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara.  

Qeveria kineze ka njoftuar heqjen e misionit të saj të lartë të marinës në Shtetet e Bashkuara për shkak të politikave agresive dhe sanksioneve të Uashingtonit kundër ushtrisë kineze.  Bisedimet ishin planifikuar të mbahen nga e hëna deri të mërkurën në Pekin. Ministria e Jashtme kineze gjithashtu i bëri thirrje ambasadorit të saj në Pekin dje për të protestuar ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.  Kina gjithashtu anuloi bisedimet e ardhshme tregtare me SHBA, duke thënë se zëvendëskryeministri i Kinës Liu Hae nuk do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme.  Presidenti amerikan Donald Tramp vendosi masa ndëshkuese kundër ushtrisë kineze të enjten për shkak të blerjes së sistemit të raketave S-400 dhe avionëve luftarakë nga Rusia. Departamenti amerikan i Shtetit gjithashtu vendosi 33 zyrtarë kombëtarë të inteligjencës dhe ushtrisë në listën e sanksioneve.